Moti – Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës, temperaturat në rritje

Aktualitet | 2 vite më parë

Europa perëndimore po ndikohet nga rryma ajri të ftohta Atlantike, ndërsa Anticikloni subtropikal po ndikon pellgun e Mesdheut ku presim temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.

Në vendin tonë për orët e mbrëmjes do të kemi kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira mesatare në zonat malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore     12-25

Zona qendore     14-30

Bregdeti             16-28 grade

Kosova

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhaten 13-16°C në mëngjes,  26 deri ne 29°C mesdite.

Për 24 orët e ardhshme në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në mëngjes, pasdite priten reshje shiu dhe stuhi lokale përgjatë zonave malore. Era do të jetë me drejtim veriperëndim 10 m/sek dhe dallgëzim i forcës 3.

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme