Moti – Kthjellime dhe vranësira në shtim, priten reshje shiu dhe stuhi në mesditë. S’ndryshojnë temperaturat

Pellgu i Mesdheut vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.
E Shtunë, 11 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu lokale. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 10/18°C
– Zonat e ulëta 12/24°C
– Zonat bregdetare 14/26°C
Kosovë
Kosova për dt. 11 Maj 2024 do të ketë vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C – 11°C në mëngjes deri në 17°C –20°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel, 12 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira me reshje shiu lokale në mesditë në zonat pranë maleve. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 10/23°C
– Zonat e ulëta 12/26°C
– Zonat bregdetare 14/27°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



