Moti në vend, reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin
Pas ditëve me diell dhe temperatura të larta, moti gjatë kësaj jave pritet të ndryshojë, duke sjellë reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin.
Reshjet e shiut pritet të nisin ditën e sotme me intensitet të ulët, për t’u intensifikuar gjatë orëve të mbrëmjes.
Duke nisur nga dita e mërkurë, reshjet do të sjellin dëborë në zonat malore mbi 900 m.
“Duke vazhduar nga sot, moti do të jetë kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Nga dita e mërkurë, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu fillimisht me intensitet të ulët në orët e paradites, ndërsa në orët e mesditës dhe në vijim reshjet parashikohen me intensitet mesatar në formë shtrëngatash të herëpashershme. Ndërkohë, pritet edhe rikthimi i reshjeve të dëborës në relievet malore”, tha meteorologia.
Për sa i përket temperaturave, ato pritet të ulen ndjeshëm si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale.
Edhe fundjava pritet me mot të paqëndrueshëm, duke sjellë reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin e vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




