Moti/ Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

Aktualitet | 2 muaj më parë

Për ditën e sotme (28 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta kushte atmosferike që na kanë shoqëruar përgjatë javës. Sipas SHMU-së, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira në shtim mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje.

Në momentin e vranësirave të dendura në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme