Moti për sot i paqëndrueshëm, temperaturat mbeten të pandryshuara

Ditën e sotme (4 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht nga orët e mesditës e pasdite. Sipas SHMU-së, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët (të karakterit lokal) në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në afate tepër të shkurtra kohore në formën e shtrëngatave.
Pas orëve të pasdites reshjet izolohen në relievet malore e në ndërprerjen graduale të tyre. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e lugina era fiton shpejtësi deri në 13m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-3 ballë.


/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




