Moti sot i qëndrueshëm, rriten temperaturat

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike e masa të masa ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira mesatare. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet ka fituar shpejtësi 10-13m/s e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 0 deri 20 °C
në zonat e ulëta 2 deri 23 °C
në bregdet 6 deri 22°C
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




