Mourinho: Kritikat për Vini dhe Mbappé? Pema me kokrra qëllohet…

Në prag të ndeshjes me Rayo Vallecano-n, trajneri i Real Madrid jep spektakël në konferencën e zakonshme për shtyp. Rendimenti i Vinicius Junior ishte në fokus të disa pyetjeve të gazetarëve, të cilët u siguruan nga portugezi se lojtari nuk ka asnjë problem.
“Ekziston një proverb i ngjashëm në Portugali, gurë hidhen vetëm te pemët që japin fryte. Çfarë ka bërë Vinicius këtu? Sa Liga Kampionësh ka fituar? Sa gola ka shënuar? Sa ndeshje ka vendosur? Viniciusi ende mund të mos jetë në formën e tij më të mirë, por është çështje kohe”, tha Mourinho.
Një tjetër çështje edhe aktivizimi i Diomande. Për gazetarët ndeshja me Rayo do të ishte ideale ku Mourinho të bënte rotacion dhe t’i jepte minuta afrikanit. “Nuk e di kush do të jetë në fushë nga minuta e parë dhe të them të drejtën as që e kam menduar. Ne do të luajmë për të fituar pasi na duhen tri pikët. Kemi tri ndeshje në nëntë ditë dhe duhet të fitojmë”, tha portugezi.
Sa i përket deklaratave të Mbappé, i cili promovoi vetveten në garën për “Topin e Artë”, Mourinho tha: “Edhe në këtë rast vlen proverbi që përdorim në Portugali. Nuk mendoj kurrë se një lojtar, i cili shënon 40 gola në sezon është problem për ekipin e tij”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




