“Mozaik urban” – Ekspozita e Shqipe Berishës, rrëfim vizual mbi marrëdhënien mes njeriut dhe qytetit
Ekspozita “Mozaik Urban” e artistes nga Prishtina, Shqipe Berisha, në Galerinë “Oda” në Shkodër shënon çeljen e programit të ekspozitave për vitin 2026 në këtë hapësirë arti.
E kuruar nga Arben Elshani, ekspozita paraqitet si një rrëfim vizual i ndërtuar mbi marrëdhënien komplekse mes njeriut dhe qytetit, ku shtëpia dhe urbanizmi shfaqen jo vetëm si struktura fizike, por edhe si bartës të përvojës njerëzore, kujtesës dhe transformimit të vazhdueshëm.
“Ekspozita sfidon perceptimin e shikuesit dhe e fton atë në reflektim,” shprehet njëra nga vizitoret e pranishme, artistja Kaltrina Hoti.
Galeria “Oda” konfirmon rolin e saj si një hapësirë aktive e artit bashkëkohor dhe dialogut kulturor.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fund të janarit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




