Muaji i librit, shkrimtarja Rudina Çupi prezanton në Korçë librin “Rrënjët në zemër”

Kulturë | 1 vit më parë

Në ambientet e Bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua një aktivitet i veçantë letrar me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të qytetit dhe shkrimtares së njohur të letërsisë për fëmijë, Rudina Çupi.

Gjatë takimit, autorja prezantoi librin e saj më të ri “Rrënjët në zemër”, një vepër që synon të përcjellë trashëgiminë kulturore dhe lidhjen shpirtërore me origjinën te brezat e rinj.

“Rudina sot do të vij me një pjesë të rëndësishme, një pjesë që flet për trashëgiminë kulturore. Libri titullohet “Rrënjët në zemër” dhe është një libër që lidh brezat”, u shpreh Jorida Tollkuçi, Drejtore e Bibliotekës “Thimi Mitko” Korçë.

“Kjo është një vepër mbarëkombëtare sepse përfshin të gjithë kulturën dhe të gjithë historinë shqiptare të gjitha në një libër”, theksoi shkrimtarja Rudina Çupi.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të tetorit, muajit të librit, ndërsa autorja e librave për fëmijë ndau me fëmijët emocionet dhe frymëzimin që e kanë udhëhequr në krijimtarinë e saj, duke e kthyer takimin në një udhëtim plot dashuri për librin.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme