Mukja, fshati i konferencës së njohur po shndërrohet në atraksion turistik

Banorët që mbartin historinë e marrëveshjes së dikurshme të Mukjes, kanë sjellë ndryshime, duke nisur nga prioritetet e punës në bujqësi dhe pemëtari. Kultivimi dhe shtimi i sipërfaqes së mbjellë me ullinj nga fermerët e zonës, tregon se fshati është një mundësi për t’u zhvilluar më tej. 52 vjeçari Agron Mukja tregon se banorët janë të dhënë pas punës, kryesisht në zgjerimin e plantacioneve me ullinj, një mundësi kjo për rritjen e të ardhurave. Fermeri ka në arën e tij sipërfaqe të mëdha me ullinj, kultura të tjera bujqësore dhe pemëtari.
Problem për banorët e fshatit Mukje mbetet amortizimi i vetëm 3 kilometrave rrugë. Turistët vendas dhe të huaj, preferojnë ta vizitojnë fshatin Mukje nisur nga bukuritë natyrore. I ndodhur mes Tiranës dhe Krujës fshati ndihet i privilegjuar. Banorët janë optimistë për hapjen e rrugës së re Krujë- Mukje – Tiranë, një projekt që do mundësojë zhvillim dhe mirëqenien në të gjithë zonën.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




