Mungon Cavani, Solskjaer: Nuk mund të rrezikojmë

Angli | 6 vite më parë

Manchester United në sfidën e nesërme të Premier League duhet të bëjë pa sulmuesin Edinson Cavani. Në prag të sfidës me Sheffield United, trajneri i Reds Devils, Ole Gunnar Solskjaer ka deklaruar: “Edinsonë shtë duke u rikuperuar, por ne akoma nuk mund të marrim një vendim përfundimtarë për aktivizimin e tij, nuk mund të rrezikojmë. Dyshoj se mund të jetë në dispozicion për sfidën e nesërme. Duhet të jemi të vetëdijshëm për sforcimet dhe problemet që na shoqërojnë”.

Solskjaer ka komentuar gjithashtu dhe rezultatet surprizë që po dhuron Premier League. “Me një calendar të tillë, kushdo që pushon gjatë mesjavës ka një avantazh të madh. Mendoj se një gjë të tillë do e shikojmë gjatë gjithë këtij sezoni. Kur luan çdo tri ditë, është e vështirë që të gjithë të jenë në 100%”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme