Mungon vetëm zyrtarizimi, Mladen Milinkoviç është trajneri i ri i Partizanit

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Partizani ka vendosur më në fund se kush do të jetë trajneri i skuadrës për sezonin 2025-2026. Mladen Milinkoviç do të jetë trajneri i ri i “të kuqve”. 57-vjeçari ka arritur akordin me klubin kryeqytetas dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi.

Milinkoviç ka punuar edhe më herët në futbollin shqiptar, pasi ka qenë trajner i Luftëtarit në sezonin 2016-2017 si dhe trajner i Kukësit në të njëjtin sezon.

Budućnost Podgorica është skuadra e fundit që ka drejtuar Milinkoviç, i cili ka një karrierë të pasur.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme