Mungon vetëm zyrtarizimi, Reijnders  transferohet te Manchester City për një shifër rekord

Futboll Bota | 1 vit më parë

Tijjani Reijnders largohet nga Milani. Pas vetëm dy sezonesh me fanellën kuqezi, mesfushori holandez është gati të fillojë një aventurë të re dhe do ta bëjë këtë me fanellën e Manchester Sitit.

Në orët e fundit, të dy klubet kanë finalizuar marrëveshjen për transferimin për një shifër që është rreth 70 milionë euro, përfshirë bonuset (në Angli po flitet për një operacion prej 55 milionë eurosh me pjesë fikse plus bonuse). Në sezonin e fundit dhe të komplikuar për Milanin, Reijnders ishte një nga të paktat nota pozitive, aq sa e mbylli vitin me 15 gola dhe 5 asiste.

I paguar 20.5 milionë nga AZ dy sezone më parë, transferimi te Manchester City, nëse merren në konsideratë edhe bonuset, mund të bëhet më i shtrenjti në historinë e klubit kuqezi. Për momentin, rekordi mbetet te Kakà, i cili në vitin 2009 u transferua te Real Madrid për 67 milionë euro (sipas të dhënave të Transfermarkt).

Holandezi, për më tepër, mund të jetë tashmë në dispozicion të Guardiolës për Kupën e Botës për Klube. Qytetarët do të debutojnë të mërkurën, 18 qershor, në orën 18:00, në ndeshjen kundër Ëydad dhe do të përballen gjithashtu me Juventusin, i cili është i pranishëm në të njëjtin grup.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme