Musar: Shqipëria, një vend me oportunitet në turizëm

Politikë | 2 vite më parë

E ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSh në një interviste eskluzive , presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar u shpreh se Shqipëria ka shumë mundësi për një turizëm të qëndrueshëm dhe të gjelbërt, presidentja sllovene u shpreh gjithashtu se Shqipëria duhet të investojë në turizëm pasi kjo është e ardhmja e vendit. Presidentja Natasha Pirc Musar nuk kurseu edhe fjalët për bukuritë e Shqipërisë të cilës i kishin lënë mbresa.

“Kur po vija në Shqipëri me avion ishte një ditë e bukur me diell dhe pash një panoramë shumë të bukur. Plazhet e bukura, një vend me gjelbërim të cilin e kemi dhe ne në Slloveni. Vitin e kaluar 22 mijë slloven vizituan vendin tuaj, pra ka mundësi. E di se vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga 8 milion turistë dhe shifrat po rriten ndjeshëm. Vlerësimet për këtë vit janë se mund të keni kapur 14 milion kështu që kapeni shansin. Fokusohuni në zhvillimin e qëndrueshëm, në turizmin e gjelbërt, kjo është e ardhmja e Shqipërisë”, tha presidentja e Sllovenisë Natasha  Pirc Musar.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme