Musar: Sllovenia, mbështetëse e Shqipërisë për t’u integruar në BE

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar gjatë një interviste ekskluzive në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se Sllovenia është një mbështetëse e fortë e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në BE.
“Nuk është hera e parë që unë vij në Shqipëri. Shumë vite më parë kam ardhur si turiste. Kam vënë re progres të madh dhe jam surprizuar se si Shqipëria është zhvilluar kaq shumë. Si presidente e Republikës së Sllovenisë, jam një mbështetëse e Evropës, e Bashkimit Evropian. Pra, jam një europianiste. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në BE.”, tha presidentja sllovene, Musar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




