Muzeu i Arbëreshëve në Himarë, Gonxhja: Urë lidhëse mes brezave dhe brigjeve, do marrin “jetë” rrëfimet e të parëve
Së shpejti do të hapet Muzeu i Arbëreshëve në Vuno të Himarës.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka inspektuar hapësirat ku do të ngrihet muzeu, që sipas tij do të jetë një “urë” mes brezave dhe brigjeve, dhe ku rrëfimet e të parëve do të marrin “jetë” përmes ekspozitave e kujtimeve.
Sipas ministrit Gonxhja, projekti parashikon restaurimin e këtyre monumenteve të çmuara, ndërsa e cilëson muzeun si një hap të madh për gjallërimin e Vunoit përtej sezonit turistik veror.
“Ky muze nuk do të jetë vetëm një godinë, por një urë e gjallë mes brezave dhe brigjeve, ku rrëfimet e të parëve tanë do të marrin jetë përmes ekspozitave, kujtimeve dhe dialogut kulturor. Ai do të lidhë historinë e diasporës më të vjetër shqiptare me brezat e sotëm, duke forcuar bashkëpunimin shpirtëror e kulturor me komunitetet arbëreshe në Itali,” njoftoi z. Gonxhja.
Sipas ministrit, Ky është një hap i madh për gjallërimin e Vunoit, për forcimin e identitetit kulturor shqiptar dhe për pasurimin e turizmit historik e kulturor përtej sezonit të plazhit dhe zhvillimit të programeve të ndryshme edukative e kulturore, por edhe të angazhimit të komunitetit.
Gazetare: Bjolanda Cuku
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




