Muzeu i dëshmisë dhe kujtesës – Historiani Xherardo Nikjari konfirmon interesin në rritje për muzeun

Kulturë | 10 muaj më parë

Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër gjatë vitit 2025, ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, si vendas ashtu edhe të huaj. Kjo është konfirmuar nga historiani i këtij muzeu Xherardo Nikjari, i cili bën të ditur se interesimi për këtë institucion muzeor ka qenë i lartë përgjatë gjithë vitit, veçanërisht gjatë periudhës së festave të fund vitit.

“Viti 2025 ka njohur rritje të vizitueshmërisë në muzeun tonë nga turist qofshin të huaj apo vendas. Ky frekuentim ka vazhduar edhe përtej sezonit turistik”, u shpreh ai.

Ndërkohë, historiani Nikjari bëri të ditur se ekspozita e fundit kushtuar figurës së Martin Camajt ka ngjallur interes të madh tek publiku. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 10 janar, duke u dhënë mundësinë qytetarëve dhe turistëve të njihen më nga afër me jetën dhe veprën e tij.

“Në lidhje me ekspozitën e fundit e cila ka pasur një tërheqje të madhe të vizitorëve jo vetëm të shkollave kanë mbetur të mahnitur nga vepra e Martin Camat dhe është një ekspozitë që qëndron e hapur deri me datë 8 janar”, tha Nikjari.

Rritja e numrit të vizitorëve shihet si një tregues i rëndësishëm i interesit në rritje për trashëgiminë historike dhe kulturore, si dhe i rolit që muzeu po luan në promovimin e kujtesës kolektive.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme