Muzeu i Lundrimit drejt përfundimit, objekti pritet të jetë gati për vizitorët në verën e këtij viti

Kulturë | 6 muaj më parë

Kanë hyrë në fazën përfundimtare punimet për ndërtimin e muzeut të lundrimit në breg të lumit Buna në Shkodër. Një investim ky që është pjesë e projektit të përgjithshëm të hyrjes së qytetit të Shkodrës, për të cilin po punohet prej dy vitesh. Përveç se në ambientet e brendshme dhe të jashtme të objektit po ndërhyhet edhe për krijimin e sheshit të ri të eventeve. Një hapësirë kjo bashkëkohore e konceptuar për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike.

“Aktualisht po punojmë për vendosjen e shtresave të gurit te pjesa të tarracës, ku në disa do vendoset dhe një konstruksion metalik që imiton një vark. Ka pjesën më të dukshme dhe pjesën më atraktive të gjithë objektit. 

Në pjesën e jashtme nga ana e Bunës është mbaruar pjesa e hidizolimit ku do vendoset pjesa e gjelbër deri në pjesën veriore që ka shkallët lidhen pastaj me Amfiteatrin me pjesën tjetër dhe besoj që brenda muajit korrik përfundon gjitha punimet”, deklaroi Gëzim Sala, inxhinier drejtues i punimeve.

Arkitektura e muzeut vlerësohet si unike dhe simbolike. Objekti përbëhet nga dy volume të vendosura njëra mbi tjetrën: një në formë kodre në pjesën e poshtme dhe një strukturë në formën e një “varke pluskuese” në pjesën e sipërme, duke reflektuar traditën e hershme të lundrimit në zonën e Shkodrës.Muzeu i ri i Lundrimit synon të shndërrohet në një simbol të ri të peizazhit urban dhe kulturor të qytetit, si dhe në një pikë të rëndësishme referimi turistik për gjithë rajonin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme