Napoli bie në Etihad, Rashford i jep fitoren Barcelonës, Eintracht dhe Sporting e ekzagjerojnë

Napoli pati një rikthim të hidhur në Ligën e Kampionëve, duke humbur 2-0 ndaj Manchester City-t të Pep Guardiolës. Udhëtimi në Anglinë veriore, shumë sfidues duke pasur parasysh cilësinë e kundërshtarit, u ndërlikua në minutën e 20-të nga përjashtimi i kapitenit Di Lorenzo. Linja mbrojtëse e Contes, pjesërisht falë pritjeve të Milinkovic-Savic, qëndroi e fortë gjatë gjithë pjesës së parë, por u shpërbë në fillim të pjesës së dytë për shkak të goditjes me kokë të Haaland – goli i tij i 50-të në 49 paraqitje në këtë garë. Goli i dytë i Dokut në minutën e 65-të vulosi fitoren, duke siguruar tri pikët për skuadrën angleze.
Pas një pjese të parë të vështirë, Barcelona arriti të sigurojë një fitore 2-1 në fushën e Neëcastle me dopietën e Rashford(58’ dhe 67’). Goli i vetëm për anglezët u shënua nga Gordon 90’.
Eintracht Frankfurt niset shumë mirë në këtë sezon të ri të Ligës së Kampioneve duke kapërcyer një disavantazh fillestar dhe duke dominuar kundër Galatasarayt, duke fituar 5-1.
Përvoja e parë në Ligën e Kampionëve për Kairat Almaty, ekipin kazak që eliminoi çuditërisht Celtic në fazën eliminatore, filloi në Estadio Jose Alvalade në Lisbonë. Sporting mori kontrollin e ndeshjes që nga fillimi dhe arriti të sigurojë një fitore 4-1.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




