Napoli “ëndërron” Kevin De Bruyne

Ndërsa ethet e titullit po rriten në Napoli, drejtuesit e klubit kanë nisur të planifikojnë sezonin e ardhshëm dhe po ëndërrojnë një blerje të bujshme: Kevin De Bruyne.
Sipas Sky Sport, “të kaltrit” po përpiqet seriozisht për mesfushorin belg të Manchester City, të cilit kontrata me klubin anglez i skadon në fund të sezonit dhe që do të dëshironte të qëndronte në Evropë në vend që të dëgjonte transferohej në Arabi.
Në tavolinën e Kevin De Bruyne ka edhe një propozim nga kampionët e Anglisë, Liverpul, por te Napoli kanë pritshmëri më shumë për miqësinë e madhe mes mesfushorit belg dhe Romelu Lukakut, bashkëlojtar i tij prej vitesh në kombëtare.
Ardhja e mundshme e De Bruyne sigurisht që do ta bënte të lumtur Antonio Conten, i cili ankohet për mungesën e zëvendësuesit të Kvaras që nga janari, dhe gjithashtu mund të bindë trajnerin puliez që të vazhdojë aventurën me blutë edhe sezonin e ardhshëm. Napoli po përgatitet për festën dhe ndërkohë po ëndërron të mëdha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




