NATO miraton masa të reja antidronë kundër kërcënimit rus

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s miratuan sot hapa të rëndësishëm operacionalë për të përballuar rrezikun rus, në mbledhjen e parë të zhvilluar pas Samitit të Hagës dhe pas shkeljes së përsëritur të hapësirës ajrore të Aleancës nga dronët rusë.
Të 32 ministrat e Mbrojtjes ranë dakord të zbatojnë masa të tjera antidronë, të cilat synojnë shtimin e kapaciteteve dhe aftësive mbrojtëse të NATO-s.
Në këtë kuadër, u theksua se do të testohen sisteme të integruara antidronë në krahun lindor të Aleancës. Ky hap vjen si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj shqetësimeve të shkaktuara nga shkeljet ajrore.
NATO nënvizoi gjithashtu rëndësinë kritike të rritjes së investimeve në mbrojtje dhe inovacion për t’u bërë ballë kërcënimeve moderne. Për të arritur një avancim të shpejtë në teknologji, Aleanca do të forcojë bashkëpunimin si me Bashkimin Evropian ashtu edhe me kompanitë private.
Këto vendime dëshmojnë thellimin e angazhimit të NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive dhe për t’u përgatitur ndaj sfidave të sigurisë që vijnë nga Lindja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




