NATO thellon ndihmën për Ukrainën: Vendet anëtare synojnë të rrisin furnizimet ushtarake në 2025

Europë | 1 vit më parë

Mbështetja ushtarake për Ukrainën vijon me intensitet, teksa NATO planifikon të arrijë sërish shifrën rekord prej 50 miliardë dollarësh ndihmë deri në fund të vitit 2025.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Giuseppe Cavo Dragone, i cili në një intervistë për “Corriere della Sera” tha se vetëm gjatë këtij viti, që nga 1 janari, janë transferuar tashmë 33 miliardë dollarë ndihma.

Sipas tij, pritet që deri në fund të 2025-ës, të kapet apo edhe të tejkalohet vlera e njëjtë me vitin paraardhës.

Admirali theksoi gjithashtu se përkushtimi i aleancës euroatlantike ndaj Ukrainës mbetet i palëkundur.

Ai e quajti ushtrinë ukrainase “një shembull për Evropën” dhe siguroi se mbështetja do të vijojë derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Denis Shmyhal, njoftoi për nisjen e një mekanizmi të ri të koordinuar nga SHBA dhe NATO: “Lista e Kërkesave me Prioritet për Ukrainën” (PURL).

Ky program është pjesë e marrëveshjeve mes Presidentit Zelensky, Presidentit amerikan Donald Trump dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme