NBA/ Boston nis revolucionin, Brown dhe White largohen për “çmimin” e duhur

Basketboll | 1 vit më parë

Shkëmbimet që larguan lojtarë si Jrue Holiday (Portland) dhe Kristaps Porzingis (Atlanta) mbase mund të mos jenë të fundit. Sipas rrjetit amerikan “ESPN” skuadra e Boston Celtics është gati që të sakrifikojë edhe yje si Jaylen Brown dhe Derrick White në rast se në këmbim marrin lojtarë apo zgjedhje të volitshme në draft.

Dëmtimi i Jayson Tatum në serinë me Neë York Knicks ka detyryar drejtuesit e ekipit kampion të sezonit 2024-2025 që të nisin largimin e disa lojtarëve në mënyrë që të ulet shifra e shpenzuar në paga. Boston është i sigurt se Tatum nuk do të rikthehet sezonin ardhshëm pasi dëmtimi i rëndë do ta mbajë gjatë larg parketit dhe mungesa e yllit të ekipit thuajse zeron edhe shpresat për titull. Largimi i Brown dhe White nuk është prioritet dhe as nevojë, por dy lojtarët pëlqehen nga shumë ekipe dhe ky fakt mund të shtyjë Boston-in për t’i shkëmbyer.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme