NBA: Cleveland shkruan historinë, nisje perfekte e sezonit

Ishte e vështirë, ndoshta ishte e pritshme, por fitorja e 12-të radhazi në këtë fillim të pabesueshëm të sezonit të Cleveland mbërriti gjatë natës në fushën e Çikagos.
Donovan Mitchell bëri edhe një herë diferencën për Cavaliers, duke u bërë lider i skuadrës dhe protagonist i ndeshjes me 36 pikë dhe 8 rebounde.
Pas pothuajse tre javësh të sezonit të rregullt, Cavaliers mbeten skuadra e vetme e pamposhtur në NBA. Duke komanduar bindshëm renditjen e Konferencës Lindore, Cleveland është surpriza e madhe e këtij fillimi të sezonit.
Paraqitjet e djemve të trajnerit Kenny Atkinson e kanë bërë tashmë ekipin të hyjë në historinë e skuadrës dhe atë të NBA.
Cleveland nuk e kishte nisur kurrë kaq mirë sezonin, madje as në vitet e arta me LeBron James duke ekzaltuar turmën vendase. 12 fitore radhazi është një rekord në historinë e klubit dhe tashmë në Cleveland kanë filluar të ëndërrojnë suksesin edhe në fund të sezonit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




