NBA Finals/ Indiana nuk dorëzohet, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e shtatë

Basketboll | 1 vit më parë

Ndeshja e gjashtë mes Indianës dhe Oklahomës zgjati vetëm 12’. Për aq kishin nevojë Pacers e Tyrese Haliburton, të cilët gjetën ritmin dhe mundën 108-91 ekipin e Thunder.

Pas dy periodave të para avantazhi i ekipit nga Indianapolis ishte 22 pikë dhe pjesa tjetër e duelit nuk pati më surpriza edhe falë formës së mirë të Pascal Siakam, autor i 16 pikëve dhe 13 topave në tabelë. Ndërsa i rëndësishëm ishte edhe kontributi i lojtarëve të stolit si

Obi Toppin (20 pikë) dhe T.J. Mçonnell (12 pikë).

Barazimi i serisë në 3-3 ka bërë që të dy ekipet të vendosin se cila do të festojë me trofeun Larry O’Brien natën mes të dielës dhe hënës në qytetin e Oklahomës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme