NBA/ Philadelphia dominon Clippers, Charlotte merr fitoren e shtatë radhazi

Falë një paraqitjeje mjaft të mirë të Tyrese Maxey, autor i 29 pikëve, dhe formës të mirë të Dominick Barlow, Philadelphia 76ers dominoi jashtë fushës së saj në ndeshjen përballë Clippers, të cilët janë të shpërqëndruar tashmë pas kërkesës për t‘u larguar nga ana e James Harden.
Ndërsa një tjetër ndeshje me shumë histori brenda ishte edhe ajo mes Charlotte dhe New Orleans. Në këtë takim ndodhi diçka që nuk ndodhte prej dhjetë vitesh pasi Charlotte mori fitoren e shtatë radhazi në NBA këtë sezon në një duel ku fituesit rikuperuan një disavantazh prej plot 22 pikësh.
Në Indianapolis Alperen Sengun, i cili nuk u grumbullua për takimin All-Star Game, realizoi plot 39 pikë në fitoren e arritur nga Huston. Po 39 pikë shënoi edhe Anthony Edwards për Minnesota-n, e cila nuk mundi që të fitonte në Memphis, të cilët gjetën fitoren e parë pas gjashtë humbjesh radhazi edhe falë 30 pikëve të Jaren Jackson Jr.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




