NBA play-off/ Indiana fiton në Nju Jork me një përmbysje të madhe

Tre minuta nga fundi ishin në disavantazh të 13 pikëve, por falë një paraqitjeje stratosferike të Aron Nesmith (30 pikë) Indiana shkurtoi diferencën -2. Më tej kryeveprën e kompletoi Tajris Haliburton.
All-Star i Pacers mori përsipër goditjen e fundit dhe në momentin që shënoi koshin për tri pikë të gjithë menduan se ndeshja u mbyll aty, por arbitrat rishikuan mirë kërcimin e baskëtbollistit, i cili kishte shkelur vijën e tri pikëve.
Kështu ndeshja mes Knicks dhe Pacers u shty në kohën shtesë ku të dy ekipet shënuan mjaftueshëm për ta bërë takimin mjaft emocionues, por në fund u mbyll me fitoren e miqve nga Indianapolis. Për skuadrën e Nju Jorkut nuk mjaftoi performanca e Xhejlën Brunson (43 pikë) dhe ajo e Karl-Entoni Touns. Takimi i dytë i finaleve të Konferencës së Lindjes do të mbahet po në Nju Jork natën mes 23 dhe 24 majit.
NEW YORK KNICKS-INDIANA PACERS 135-138 Kohë shtesë (0-1)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




