NBA play-off/ Minesota eliminon Golden Stejtin, Boston rreziston përballë Knicks

Kampionët në fuqi të NBA nuk janë dorëzuar. Në ndeshjen e pestë të serisë me Nju Jorkun kanë fituar falë forcës së grupit pasi mungesa e individualiteteve si Tatum (operoi tendinën e Akilit dhe do të jetë jashtë për disa muaj) dhe Kristaps Porzingis (shënoi një 1 pikë në 12; pasi është goditur nga një virus i rëndë në pranverë) ndihet. Mbrëmjen e kaluar më i miri për Celtics ishte Derrik Uajt me 34 pikë. Ndërsa Knicks, të cilët janë vetëm një fitore larg finales së konferencës, u mungoi Jalen Brunson, i cili me 22 pikë nuk bëri diferencën. Ekipi nga Nju Jorku do të ketë shansin e artë për të mbyllur serinë në takimin e radhës, i cili do të luhet në Nju Jork.
Një shpresë të tillë nuk do të ketë më golden Stejti, i cili u eliminua natën e kaluar nga Minesota. Mungesa e Stef Kërrit ishte mjaft e rëndë për të besuarit e Stiv Kerr, të cilët mbyllën sezonin në gjysmëfinale të konferencës së tyre. T’Wolves u kualifikuan në finalen e Konferencës së Perëndimit për të dytin vit radhazi falë Entoni Eduards (22 pikë dhe 12 asist) dhe Julius Randle (29 pikë).
BOSTON CELTICS-NEW YORK KNICKS 127-102 (2-3)
MINNESOTA TIMBERWOLVES-GOLDEN STATE WARRIORS 121-110 (4-1)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




