NBA play-off/ Nju Jork pranë mrekullisë me Bostonin, T’Wolves mundin Golden Stejtin

Pasi mbyllën pjesën e parë në disavantazh të 11 pikëve, Knicks kanë bërë një tjetër mrekulli duke mundur Celtics në ndeshjen e katërt duke dërguar kështu serinë në shifrat 3-1. Për Nju Jorkun edhe një herë deciziv ishte kontributi i Xhejlën Brunson, autor i 39 pikëve dhe 12 asistëve. Mbrëmja ishte e hidhur për Xhejson Tatum (42 pikë), i cili u detyrua që të dilte nga parketi me asistencën e mjekëve për shkak të një dëmtimi në kavilje, i cili do të ishte një goditje e madhe për moralin e skuadrës në këtë seri.
Ndërsa në “Chase Center” të San Franciskos ekipi i T’Ëolves fitoi ndeshjen e katërt të serisë me Golden Stejtin duke e udhëhequr tani me shifrat 3-1. Ndeshja e katërt u vendos në periodën e tretë dhe të katërt ku Entoni Eduards u evidentua falë 30 pikëve të shënuara.
Ndeshjet
New York Knicks-Boston Celtics 121-113 (3-1)
Golden State Warriors-Minnesota T’Wolves 110-117 (1-3)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




