Ndahet nga jeta Besnik Çota, ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit

Kategoria e Parë | 3 muaj më parë

Një nga ikonat e futbollit librazhdas, Besnik Çota, është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të mërkurën në mbrëmje.

Ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit ishte një nga figurat më të respektuara të historisë së klubit nga Librazhdi.

Edhe klubi ka reaguar për këtë ndarje të parakohshme, duke postuar një mesazh të ndjerë për ish-kapitenin dhe trajnerin.

“I pabesueshëm lajmi për ndarjen nga jeta, të një prej ikonave të futbollit librazhdas, Besnik Çota. Pas një sëmundje të gjatë profesor Besa ka mbyllur sytë sot për tu larguar vetëm fizikisht nga kjo botë, duke lënë pas një emër me të cilin fëmijët e tij mund të krenohen. Ngushëllime familjes. Pusho i qetë Besnik Çota”, shkruhet në postimin e klubit librazhdas.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme