Ndalimi i monopatinave, bllokohen 1462 mjete elektrike në Tiranë
Nga data 13 tetor 2025, kur hyri në fuqi urdhri për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të monopatinave dhe motomjeteve elektrike, e deri më 2 nëntor, policia ka bllokuar gjithsej 1,462 mjete elektrike në Tiranë.
Sipas të dhënave zyrtare, 1,336 prej tyre janë monopatina elektrike, ndërsa 126 janë motomjete elektrike.
Në vijim të kontrolleve rrugore, gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar 8 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një tjetër për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Kontrollet janë përqendruar kryesisht në akset me qarkullim të dendur, në zonat urbane dhe pranë institucioneve arsimore, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




