Ndalohet në Vjenë shefi i agjencisë bërthamore, Irani dënon vendimin e Austrisë

Botë | 2 muaj më parë

Zëdhënësi i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI) ka dënuar vendimin e Austrisë për të ndaluar hyrjen e shefit të organizatës në vend, përpara konferencës vjetore të agjencisë së OKB-së për mbikëqyrjen bërthamore, duke sugjeruar se kjo ishte rezultat i presionit amerikan.

Vjena nuk i dha leje shefit të AEOI-së, Mohammad Eslami, për të hyrë në vend për të marrë pjesë në Konferencën e Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA).

Eslami kishte folur personalisht në këtë takim çdo vit që nga marrja e drejtimit të agjencisë në vitin 2021.Behrouz Kamalvand, zëdhënësi i AEOI-së, tha në një deklaratë se AIEA dhe kombet e tjera kanë detyrë të ushtrojnë presion mbi qeverinë e SHBA-së që të respektojë rregullat e AIEA-s dhe të mos dorëzohet para presionit.

“Parandalimi i zotit Eslami që të marrë pjesë në Konferencën e Përgjithshme krijon një precedent që do të prekë të gjithë. Për këtë arsye, ne duhet të qëndrojmë të vendosur kundër kësaj shtrëngimi dhe presioni politik,” tha zëdhënësi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme