Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, ministrja Kumbaro: Një figurë e skalitur përgjithmonë në historinë e gjuhës shqipe

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja. Në reagimin e saj të cilin e shoqëron me një foto të Rexhep Qoses, ministrja deklaron se në panteonin e letrave të Shqiptarisë do të jetë gjithmonë i skalitur emri i një prej çmuesve dhe kontribuuesve të gjuhës dhe mendimit shqiptar.
“Të mos harrojmë se të gjitha epokat e mëdha janë të mëdha në sajë të kulturës e të qytetërimit dhe të gjuhës së tyre të gjithëdomethënshme e të gjithënjëshme, siç është gjuha jonë letrare e njësuar”
Lamtumirë, Rexhep Qosja! Në panteonin e letrave të Shqiptarisë do të jetë gjithmonë i skalitur emri i një prej çmuesve dhe kontribuesve të gjuhës sonë dhe mendimit shqiptar, që fati e deshi ta kishim mes nesh në këtë epokë”, shkruan Kumbaro në rrjetin social Facebook.
Akademiku Rexhep Qosja u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, ndërsa u përcoll për në banesën e fundit këtë të enjte (23 prill), pa një ceremoni zyrtare apo pritje publike, sipas amanetit të tij.
Rexhep Qosja konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të mendimit dhe kulturës shqiptare, me kontribute të shumta në letërsi dhe studime albanologjike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



