Nesër homazhet për Artur Zhejin, ceremonia do të mbahet në Universitetin e Arteve të Bukura

Aktualitet | 1 vit më parë

Të hënën, më 25 gusht, do të zhvillohen homazhet në nder të gazetarit, analistit dhe publicistit të njohur Artur Zheji, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 64-vjeçare. Ceremonia do të mbahet në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura nga ora 10:00 deri në 12:00, ku familjarë, miq dhe kolegë do t’i japin lamtumirën e fundit.

Gazetari dhe ish-drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar u nda nga jeta në Sarandë, ku dyshohet se shkaku ka qenë një arrest kardiak. Ai ndërroi jetë gjatë transportit me ambulancë drejt spitalit.

Artur Zheji ishte një nga penat më të spikatura të gazetarisë shqiptare, i njohur për analizat dhe opinionet e tij të thelluara. Ai kishte një karrierë të gjatë në media, duke mbajtur poste drejtuese në disa redaksi të rëndësishme, kulmuar me drejtimin e RTSH-së.

Me shkrimet, editorialet dhe drejtimin e programeve televizive, Zheji u bë një zë i rëndësishëm i debatit publik në vend, duke lënë pas një trashëgimi të vyer profesionale dhe kulturore.

Zheji la gjurmë edhe si dramaturg, me vepra të vlerësuara në skenën e Teatrit Kombëtar. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë, analizën politike dhe median shqiptare në përgjithësi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme