Ndërron jetë ikona e Partizanit, Kristaq Eksarko!

Futboll Vendi | 10 muaj më parë

Futbolli shqiptar dhe Partizani vajtojnë sot ndarjen nga jeta të një ikone të kësaj loje të viteve ’80 siç ishte Kristaq Eksarko.

Ish-futbollisti ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë duke u shuar në banesën e tij në moshën 66-vjeçare.

Kontributi i tij në klubin e Partizanit ka qenë i madh pasi numëron dy tituj kampion të fitutar, të cilëve u shtohet edhe një kupë Republike. Falë nivelit të lartë të lojës të shfaqur në klub ai ia doli që të grumbullohej edhe në Kombëtare, ku ka lënë mbrësa në ndeshje të rëndësishme siç ishin ato me Irlandën e Veriut dhe me Gjermaninë Perëndimore të zhvilluara në vitet ’80.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme