Ndeshjet e Kombëtares, Hoxhalli: E panatyrshme të mos transmetohet në RTSH, po bëjmë gjithçka ta rimarrim

Aktualitet | 12 muaj më parë

Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli në fjalën e tij në Komisionin për Nismat Qytetare deklaroi se transmetimi i ndeshjeve të Kombëtares është kërkesë e vazhdueshme e publikut shqiptar dhe një objektiv i radhës i RTSH-së. Hoxhalli bëri me dije se në tenderin e radhës RTSH do të bëjë ofertën e duhur për t’ia dalë të fitojë të drejtat e transmetimit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Ai shtoi se tregu është agresiv dhe konkurrenca e lartë, por shprehu bindjen në fitore.

“Ky është problem i madh edhe për ne, është kërkesë e vazhdueshme e publikut. Është e panatyrshme që Kombëtarja shqiptare e Futbollit edhe në këto ditë performance të shkëlqyer, të mos transmetohet  në kanalet e RTSH.

Ne ja kemi dalë të marrim Kampionatin kombëtar të futbollit, të drejtat ekskluzive, dhe jemi përpara, shumë afër tenderit të radhës që organizohet nga UEFA për të drejtat televizive të ndeshjeve të Kombëtares së Futbollit. Po bëjmë maksimumin për të bërë një ofertë që do ja dalë të fitojë të drejtat e kombëtares shqiptare të futbollit për RTSH, Tregu është agresiv, konkurrenca është e lartë por kemi bindjen e plotë se këtë radhë do ja dalim”, deklaroi ai.

/rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme