Ndihma në armatime-Zelensky: Ukraina mbështetet te Gjermania për të rritur presionin ndaj Rusisë

Botë | 1 vit më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një takim me Jens Spahn dhe Matthias Miersch, udhëheqësit e fraksioneve të koalicionit të Bundestagut gjerman.

Zelenskyy falënderoi Gjermaninë për lidershipin e saj evropian në ofrimin e ndihmës dhe theksoi veçanërisht kontributin e saj në forcimin e mbrojtjes ajrore dhe pjesëmarrjen e saj në iniciativën e re PURL.

“Jemi mirënjohës për sistemet Patriot dhe raketat për këto sisteme, si dhe për sistemet IRIS-T të prodhuara në Gjermani. Kjo është e rëndësishme për ne sepse këto shpëtojnë jetën e popullit tonë”, u shpreh Zelensky.

Ata kanë diskutuar për forcimin e mëtejshëm të mburojës ajrore të Ukrainës gjatë takimit.

Spahn tha se qeveria gjermane kishte ndarë 9 miliardë euro për ndihmë për Ukrainën për vitin e ardhshëm.

Zelensky theksoi se Ukraina po mbështetet te Gjermania për të rritur presionin ndaj Rusisë.

Anëtarët e delegacionit gjerman thanë gjithashtu se kishin vizituar qytetin e Buchas dhe kishin nderuar kujtimin e atyre që u vranë në sulmin me raketa balistike ruse në Kiev natën e 27-28 gushtit, si dhe të ushtarëve të rënë ukrainas në memorialin në Sheshin e Pavarësisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme