Ndihma për familjet e prekura në Pogradec, bonus qiraje për 6 familje dhe paketa ushqimore për të dëmtuarit
Pas kërkesës së Bashkisë Pogradec, kanë mbërritur nga Rezervat Materiale të Shtetit 50 pako ushqimore dhe 1 ton miell, të cilat do të shpërndahen për familjet e prekura nga vërshimi i ujërave në banesat e tyre. Ndihmat synojnë të lehtësojnë situatën e krijuar nga përmbytjet, që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
“Në vijimësi të punës, pas identifikimit të 62 familjeve, u kërkua një ndihmë për familjet në nevojë. Nga Drejtoria e Strehimit janë duke u punuar për të përgatitur dokumentacionin për bonus qiraje për këto familje. Janë 6 familje, katër janë të strehuar nga të afërmit e tyre për momentin, njeri ka gjetur me qira dhe njërin e kemi në proces zgjidhje”tha Dritan Babasuli, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Pogradec.
Sipas të dhënave të fundit, gjashtë familje janë evakuuar, pasi banesat e tyre janë dëmtuar rëndë dhe janë kthyer të pabanueshme. Për këto familje, Bashkia Pogradec do të akordojë bonusin e qerasë, deri në rikonstruksionin e plotë të banesave, me fonde të siguruara nga emergjencat civile.
Gazetare: Elsa Xhindole
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




