Ndihmësi 29-vjeçar braktis Arteta-n, gati të bëhet trajner i Parmës

Angli | 1 vit më parë

Carlos Cuesta ka “tronditur” Arsenal pasi ka lajmëruar Mikel Arteta-n se nuk do të jetë më ndihmësi i tij. Sipas shtypit britanik 29-vjeçari ka pranuar ofertën që i ka bërë Parma dhe pritet të jetë ai pasuesi i Cristian Chivu-t në stolin e ekipit emilian.

Cuesta iu bashkua Arsenal në 2020 kur la Juventus-in për të qenë pranë Arteta-s. Ai nisi karrierën si trajner që në moshën 18-vjeçare te Atletico Madrid.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme