Ndotja e lumenjve, monitorim me kamera – Hedhja e mbetjeve, kërcënim për bio diversitetin

Sociale | 8 muaj më parë

Hedhja e mbetjeve në vende të papërcaktuara është një fenomen shumë shqetësues, veçanërisht kur ndodh në lumenj. Kjo situatë kërkon jo vetëm ndërgjegjësim nga qytetarët, por edhe ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Nga monitorimet e kryera, një nga pikat më problematike rezulton të jetë në fshatin Petran, Përmet.

“Një nga problematikat kryesore janë mbetjet dhe kryesi9sht kryen nga banorët e zonës për mos respektimin e vend depozitimeve në vendet e caktuara”, u shpreh Edjon Maliqi monitorues në Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar Vjosa.

Situata është përkeqësuar edhe më shumë pas reshjeve intensive të muajit të parë të këtij viti. Për këtë arsye janë kryer monitorime dhe ndërhyrje periodike, thekson drejtoresha e Zyrës Administrative të Parkut Kombëtar Vjosa.

“Aktualisht jemi duke instaluar kamera në këtë zona dhe kemi vënë në dijeni komunitetin dhe shumë shpejt do të fillojnë dhe masat administrative ndaj atyre që shkaktojnë ndotje të tilla”, u shpreh Eduina Guga Drejtoreshë e Zyrës Administrative të Parkut Kombëtar Vjosa.

Ndotja e lumenjve nuk përbën vetëm një kërcënim serioz për ekosistemin dhe biodiversitetin e zonës, por njëkohësisht dëmton edhe imazhin e kësaj pasurie natyrore.

Gazetare: Leonida Koçiu 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme