Ndreca largohet nga Egnatia, trajneri Tetova: I uroj suksese

Edison Ndreca largohet nga Egnatia. Një nga protagonistët e skuadrës rrogozhinase është përshëndetur me skuadrën pas ndeshjes me Elbasanin për të vazhduar karrierën e tij në Kazakistan.
Gjithçka është zbuluar në “Super Gol”, me trajnerin Edlir Tetova që i ka uruar fat lojtarit të tij në eksperiencën e re: “I uroj suksese, sepse është drejt fundit të karrierës. E pamë të arsyeshme të bëjmë një tolerim, meqë erdhi një kontratë e mirë për atë dhe klubin”.
Për ndeshjen: “Në pjesën e parë u treguam të nxituar me topat vertikal. Morëm golin e parë dhe të dytë në tranzicion, aty ku është pika e fortë e Elbasanit. Më pas dominuam, Elbasani luajti me shumë portierë në portë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




