Ndryshime në stafin e ekipit kombëtar A të vajzave

Stafi teknik i ekipit kombëtar A për vajza ka pësuar disa ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF njofton se Luçije Gjini dhe Ylli Bakaj janë emëruar zëvendës-trajnerë të rinj të ekipit. Po kështu, stafit i është shtuar edhe Xhoen Tugu, si video-analist.
Të dy trajnerët janë të pajisur me licencën UEFA A dhe janë të gatshëm të sjellin eksperiencën e tyre në shërbim të skuadrës. Sakaq, Tugu është video-analist edhe në ekipin kombëtar U-21.
FSHF i uron suksese dy zëvendës-trajnerëve të rinj dhe video-analistit në rrugëtimin me ekipin kombëtar të vajzave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




