Ndryshon ceremonia e himneve në Kupën e Botës, dy ekipet vendosen përballë njëri-tjetrit

Kupa e Botës, e organizuar nga SHBA, Meksika dhe Kanadaja, do të ketë një ceremoni të re para startit të ndeshjeve. Lajmi është bërë i ditur nga FIFA.
Para vërshëllimës për nisjen e ndeshjes do të hyjnë në fushë të gjtihë lojtarët e dy skuadrave, edhe ata që do të ulen në stol më pas. Gjatë himnit kombëtar, dy grupet e lojtarëve do të vendosen përballë njëri-tjetrit në dy anë të rrethit të mesfushës. Pas shpinës së tyre do të jetë flamuri kombëtar.
“Çdo futbollist i përzgjedhur në grupin e ndeshjes – shpjegon FIFA në kanalet e saj zyrtare në rrjetet sociale, – do të dalë në fushë për të qenë pranë banerit te rrethi i mesit të fushës në momentin e ekzekutimit të himneve kombëtare.
Kështu garantohet që secili prej tyre – jo vetëm titullarët – të përjetojë atë moment simbolik krenarie dhe emocionesh, kur përfaqëson vendin e vet në skenën më të madhe të futbollit botëror”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




