Ndryshon formati dhe pamja e dokumenteve të pronësisë
Ekonomi | 6 vite më parë

Kadastra shqiptare njofton se ka ndryshuar formati dhe pamja e dokumenteve të pronësisë.
Kadastra shqiptare informoi qytetarët se nuk duhet të shqetësohen nëse fragmente harte kadastrale, kartela e pasurisë së paluajtshme apo certifikata e regjistrimit të pasurisë do t’iu vijë me pamje tjetër.
Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e modeleve të akteve kadastrale dhe të dhënave në përmjatje të hartës kadastrale“, ka ndryshuar modelet e këtyre dokumenteve, por edhe të tjera që lëshohen nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
Nëpërmjet kësaj kartele të re, synohet të bëhet paraqitja më e saktë dhe e plotë e të dhënave kadastrale, referuar dokumentacionit tekniko-ligjor të përcaktuar në Ligjin për proceset kalimtare.
“Ky ndryshim vjen për saktësimin e të dhënave të Pasurive të Palujtshme për pronarët / personat fizikë dhe/ose persona juridik. Do t‘ju luteshim të na mirëkuptoni për kohën që do të marrë ky ndryshim, pasi çdo gjë e re kërkon kohën e saj për t‘u mësuar, si nga qytetarët që apikojnë por edhe punonjësit e Kadastrës që do kenë një tjetër format”- citon njoftimi i Kadastrës Shqiptare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




