Në Itali janë të bindur, Ismajli ka luajtur ndeshjen e fundit me Empolin

Ardian Ismajli ka luajtur ndeshjen e fundit me Empolin në humbjen që pësoi në shtëpi përballë Veronës. Mbrojtësit shqiptar, të cilit i skadon kontrata me ekipin në fjalë në fund të këtij muaji, duket se në javët në vazhdim do të gjejë një skuadër të re.
Sipas medieve italiane Ismjali ka vendosur të mos vazhdojë karrierën me Empolin tre muaj më parë kur refuzoi ofertën që i kishte bërë klubi për të rinovuar deri në 2028-ën.
Për shqiptarin gjatë merkatos së dimrit interes të fortë shfaqi ekipi i Napolit, i cili është në kërkim të një mbrojtësi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




