Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen drejt Italisë 3 shtetas shqiptarë

Aktualitet | 1 vit më parë

Ekstradohen në Itali tre shqiptarët e implikuar në veprimtari në fushën e narkotikëve, individualisht ose si pjesë e organizatave kriminale.

Policia e Shtetit sqaron se falë punës mes Interpol Tiranës dhe asaj të Romës, janë finalizuar procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, në Itali, të 3 shqiptarëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Konkretisht, ekstradohen drejt Italisë: Albert K., 51 vjeç, pasi Gjykata e Torinos, në vitin 2025, e ka dënuar me rreth 4 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë vitit 2017, ai ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në ambiente publike, në zonat Arona dhe Novara; R. A., 21 vjeç, pasi Gjykata e Milanos, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Ai akuzohet se gjatë periudhës 2022-2024, ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka trafikuar në Milano, sasi të mëdhaja lëndësh narkotike; dhe A. F., 39 vjeç, pasi Gjykata e Gjenovas, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse akuzohet në kuadër të operacionit “COOK 2020” të Policisë italiane, për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, të kryera në kuadrin e organizatës kriminale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme