Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje dhe narkotikë, arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Janë arrestuar në Itali dy vëllezërit shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale
Policia bëri me dije se 35-vjeçari Erion H., është dënuar nga Gjykata e Durrësit me burg për veprat penale ‘Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ai akuzohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, më datë 7 shkurt të 2021-shit, ka vjedhur me dhunë, një automjet, një shumë parash dhe një celular, në ambientet e një fabrike qumështi.
Ndërsa vëllai i tij Klodjan H., është dënuar në korrik të 2024-ës me 4 vite e 4 muaj, nga të cilët do duhet të shlyejë edhe 1 vit e 6 muaj burgim.
Ai u kap në 2019-ën në flagrancë brenda një sere në Martanesh, ku kishte kultivuar fidanë narkotikë në 1324 gota plastike.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




