Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë, arrestohet në Kakavijë 35-vjeçari i dënuar nga Italia me mbi 8 vite burg

Arrestohet në pikën kufitare të Kakavijës 35-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia ka bërë me dije se Erjon Pere ishte dënuar nga gjykata në Macerata të Italisë më 15 korrik të 2024-ës me 8 vite e 5 muaj burg për veprën penale të vjedhjes me dhunë.
35-vjeçari u kap në hyrje të Shqipërisë dhe do të ekstradohet drejt Italisë.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavijë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së, shtetasin:
Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




