Në Mynih nuk duan probleme me Levandovskin

Gjermani | 5 vite më parë

Robert Lewandowski është në formë fantastike dhe dashuria e tij me golin është e përjetshme. Pavarësisht moshës së tij, numri i tij nuk ndalet së rrituri dhe Julian Nagelsmann e di rëndësinë e polakut. Me nje super paraqitje në Ligën e Kampioneve mediat raportojne se pas sfidës ka patur një takim kokë më kokë me Leëandoëskin dhe trajnerin Nagelssman, i cili dëshiron të shuajë çdo shpërthim zjarri me sulmuesin të përfshirë , veçanërisht duke pasur parasysh që kontrata përfundon në 2023 dhe rinovimi i tij nuk përfundon duke marrë rrjedhën. Sidomos me spekulimet për nënshkrimin e mundshëm të Haaland nga Bayern si zëvendësues i tij.

Përveç kësaj, Lewandowski së fundmi  raportohet se u ankua se kishte shumë lojtarë sulmues në zonë, duke e komplikuar punën e tij. Nisur nga kjo, sipas ‘Bild’, Nagelsmann zhvilloi një bisedë të gjatë me të për të shpjeguar avantazhet që gjeneron ky pozicion, duke ditur se sa e rëndësishme është që ai të jetë në humor të mirë.

Edhe nga vetë Bayerni duan të tregojnë mbështetjen e tyre për yllin e skuadres  dhe si vetë trajneri ashtu edhe drejtori sportive, Hasan Salihamidzic, do ta shoqërojnë atë në galan e Topit të Artë të hënën, në Paris, për të treguar mbështetjen e tyre të plotë. 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme