Në sfidë me autizmin, prindërit rrëfejnë përvojat e të rriturit të fëmijëve me këtë spektër
Ishte viti 2018 kur Bina Gaxhga kuptoj, që tek djali i saj diçka nuk shkonte. E ndërsa ka kaluar 8 vite nga ky ballafaqim. Bina tregon rrugëtimin për forcën durimin dhe mirëkuptimin e djalit të sajë duke u kthyer në shembull frymëzues për shumë prindër të tjerë.
“Që në moshën 2 vjeç e kuptova që nuk po përqendrohej. Në fillim e dërgova në çerdhe dhe aty u kuptua që duhet të vinte në këtë qendër. Jam shumë e kënaqur me qendrën këtu”, u shpreh Bina Ganxha.
Prej 13 vitesh në Gjirokastër funksionon Qendra e Autizmit ku marrin trajtim 64 fëmijë nga i gjithë qarku. Në këtë ditë jo vetëm mesazhet sensibilizuese, por edhe apelet nga kjo qendër shkojnë për prindërit, të cilët ende e kanë tabu dërgimin e fëmijës në këtë qendër.
“Është një ditë sensibilizimi për fëmijët me autizëm. Një thirrje kisha për prindërit që vështirësinë e parë që shikojnë te fëmijët t’i drejtohen qendrës sonë. Një vonesë e prindërve sot, është një kosto për fëmijën nesër. Të gjithë fëmijët e shikojnë botën me sytë e tyre dhe ata me autizëm dhe e shikojnë me më shumë ngjyra se kushdo tjetër”, u shpreh Manjola Pula, përgjegjëse e Qendrës së Autizmit Gjirokastër.
Në 2 prill ditën ndërkombëtare të autizmit, histori si ajo e Binës janë thirrje për ndërgjegjësim dhe mbështetje për çdo fëmijë dhe se dhe kërkimi i ndihmës është forca më e madhe për të ardhmen e tyre.
Gazetare: E. Domeri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




